Anatomia e Njeriut
Health is Primary
Shendeti eshte e para
Sistemet e Organeve
Sistemet e organeve te njeriut:
Sistemi i tretjes
Sistemi tretës është një sistem i komplikuar në trupin e njeriut që shërben për të tretur ushqimin. Ky sistem aktivizohet me marrjen e ushqimit
- Në gojë ku ndodhen dhëmbët që janë pjesa më e fortë e trupit. Ato e coptojnë ushqimin dhe e përzien me pështymën - lëngë që përmbanë ujë , kripëra dhe jargë.
- Stomaku zmadhohet për të mbajtur ushqimin dhe përzien atë me acide dhe enizma derisa ushqimi të kthehet në një masë të trashë kremoze. Ushqimi kalon katër orë në stomak.
- Zorra e hollë është një tub i gjatë i ngatërruar, që prodhon enizma të ndryshme për të tretur uhqimin Ushqimi i tretur përthithet nëpërmjet fijeve të holla ose vileve, që janë të vendosura në murin e brendshëm. Ushqimi kalon gjashtë orë të tëra në zorrën e hollë.
- Zorra e trashë merr mbeturinat e pa tretura nga zorra e hollë. Ky tub i gjerë përthith ujin nga mbeturinat dhe i nxjerr ato jashtë trupit. Këtu ka bakterie të padëmëshme që i ndihmojnë trupit për të përthithur vitaminat.
Çdo gjë që hanë njeriu kalon nepërmjet sistemit tretës - një tub i gjatë dhe i ndërlikua, që kalon përgjatë trupit të njeriut dhe zë pjesën më të madhe të barkut. Organet tretëse prodhojnë lëndë kimike të fuqishme të quajtura enzima. Këto enzima sulmojnë molekulat e mëdha të ushqimit dhe i ndajnë ato në copëza shumë të vogla, të cilat mund të përthithen nga trupi i njeriut. Për të përshkuar trupin e njeriut, ushqimit i nevoitet një kohë prej 18-30 orë.
Sistemi i organeve të frymëmarrjes
Procesi i këmbimit të gazrave ndërmjet organizmit dhe ambientit që e rrethon quhet frymëmarrje (marrja e oksigjenit dhe lirimi i dioksidit të karbonit) dhe kryhet nëpërmjet organeve të frymëmarrjes.
Frymëmarrja përbehet nga procesi i frymëthithjes dhe frymënxjerrjes. Gjate frymëthithjes mushkrit mbushen me ajër të freskët, kurse gjate frymënxjerrjes mushkëritë zbrazen dhe ajri i ndotur nxirret në ambientin e jashtëm.
Frymëthithja është proces gjatë të cilit diafragma muskulore tkurret, tërhiqet poshtë ndaj kafazit kraharor dhe drejtohet. Njëkohësisht muskujt ndërbrinor shtrëngohen, i ngrenë lart brinjët me ashtin kraharor dhe kafazi kraharor zgjerohet. Atëherë nën veprimin e shtypjes atmosferike ajri përmes rrugëve të tij lirisht ndërhyn në mushkëri dhe mëshikëzat e mushkërive zgjerohen dhe e plotësojnë kafazin e kraharorit.
Frymënxjerrja fillon menjëherë pas frymëthithjes. Tani lirohen muskujt ndërbrinor dhe diafragma së bashku me kafazin e kraharorit kthehet në gjendjen e mëparshme. Duke u kthyer pas, bëjnë shtypje mbi mushkëri dhe e shtyjnë ajrin i cili përmes rrugëve të veta hedhet jashtë.
Frymëmarrja zhvillohet përmes reflekseve automatike. Qendra për rregullimin e frymëmarrjes gjinden në Arrç.
- Ushqimi dhe oksigjeni kanë rëndësi të njëjtë për qeliza. Qeniet e gjalla dhe njeriu nuk mund të jetojnë pa oksigjen.
- Oksigjeni ndihmon oksidimin e materieve qelizore, proces ky gjatë të cilit lirohet një sasi e energjisë së nevojshme për veprimtarinë qelizore dhe veprimtarinë e tërë organizmit në përgjithësi.
- Gjatë oksidimit të substancave qelizore lirohet dioksidi i karbonit (CO2).
- Organizmi gjithmonë ka nevojë për të marrë O2 (oksigjen) nga ambienti i jashtëm dhe për të nxjerr nga organizmi CO2.
- Me anën e organeve të frymëmarrjes prodhohet zëri dhe mundësohet të folurit e njeriut.
Sistemi i qarkullimit të gjakut
Gjaku është elementi krysesor në sistemin transportues të trupit të njeriut. Pasi pompohet nga zemra (deri në 100.000 rrahje në ditë), nëpërmjet tubave që quhen enë gjaku, ai hapet në të gjithë trupin, duke shpërndarë oksigjenin, ushqimin dhe elementet kimike, të nevojshme për qelizat. Llogaritet që njeriu mund të jetoj edhe pas humbjes së një të tretës të sasisë së gjakut, çdo humbje e sasisë më e madhe se kjo nga biologët llogaritet vdekjepruse.
Struktura e sistemit
- Zemra
- Enët e gjakut
- Venat:
- vena e qafës(vena jugulare)
- vena zgavrore e poshtëme
- vena e krahut
- vena e dores e gishtave
- vena e kofshës
- vena e kërcirit
- vena e këmbës e gishtave
- Arteriet:
- Aorta
- arteria e kokës
- arteria e qafës
- arteria e krahut
- arteria e dorës e gishtave
- arteria e kofshës(arteria femorale
- arteria e kërcirit
- arteria e këmbës e gishtave
- arteria e barkut
Tajitja ose ekskretimi është proces i heqjes së produkteve të mbeturinave të metabolizmit dhe të substancave të tjera të padobishme. Ky është një proces thelbësor për të gjitha format e jetës. Në organizmat njëqelizore, produkte e mbeturinave ekskretohen në sipërfaqen qelizore, kurse organizmat shumëqelizor kanë një sistem të ekskretimit kompleks.
Te gjitarët, procesi i tajimit përfshin krijimin dhe nxjerrjen e urinës nga veshkat dhe krijimin e dioksidit të karbonit, i cili eliminohet në procesin e frymëmarrje përmes mushkërive. Këto produkte të mbeturinave largohen me urinim apo me frymënxjerrje.
Lëkurës gjithashtu ka funksione të ekskretimit, do me thënë produktet e mbeturinave të metabolizmit mund të eliminohen nga djersitja.
Me rastin e proceseve oksidative në qelizat e trupit të Njeriut krijohet një numër i madh i produkteve të panevojshme, si dhe të dëmshme për organizëm. Këto materie të dëmshme përmes gjakut arrijnë në organet e caktuara dhe nëpërmjet tyre hedhen në ambientin e jashtëm. Kështu, për shembull dioksidin e karbonit e hedhim jashtë me anë të organeve të frymëmarrjes, zbërthimi i rruazave të kuqe të vjetruara bëhet në mëlçi, kurse pjesa më e madhe e materieve tjera të dëmshme për organizëm hedhen jashtë nëpërmjet sistemit për tajitje. Organet e tajimit i mënjanojnë nga organizmi materiet e dëmshme.
Fig.86. Organet Urinore: 1. Korja veshkore, 2. Veshka, 3. Palca veshkore, 4. Urinëpërçuesit (ureteret), 5. Mëshikëza urinore, 6. Uretra (gypi urinor).
, ,
Organet e formimit dhe të jashtëqitjes së urinës
Në organe që marrin pjesë në formimin dhe mënjanimin e urinës në ambientin e jashtëm bëjnë pjesë:
- veshkat,
- kanalet urinare apo ureteret,
- mëshikëza e urinës dhe
- gypi dalës i urinës (uretra).
VESHKAT
Veshkat janë organe çift me ngjyrë të kuqe në të murrmë, të vendosura në zgavrën e barkut në të dy anët e boshtit të kurrizit, nën diafragme. Kanë formë të fasules. Me anën e tyre të thelluar janë të kthyera njëra kundruall tjetrës. Nga pjesa e thelluar e secilës veshkë dalin gypat e gjakut dhe kanalet urinare (fig. 86). Pesha e tyre është 150-200 gr. Gjatësia arrin 12 cm, gjerësia 7 cm, kurse trashësia 3-4 cm.
Ndërtimi i veshkës
Nga jashtë veshka është e mbuluar me një membranë të hollë e cila e mbron atë. Po ta bëjmë një prerje gjatësore të veshkës do të dallojmë në periferi (nën membranën e fortë) korën veshkore me ngjyrë të kuqe të errët dhe shtresën e brendshme me ngjyrë më të çelët. Në brendinë e veshkës gjendet kombliku veshkor, legeni. Në legen zbrazën 15-20 kupëza veshkore (fig. 87).
,
Koja veshkore përbëhet nga një numër i madh i trupthave veshkorë. Secili trupth veshkor përbëhet prej dy pjesëve: paretit të hollë të dyfishtë në periferi (në formë të kapsollës) të përbërë prej një shtrese të qelizave dhe lëmshit të kapilarëve të gjakut në brendinë e tij (fig. 88).
Trupthat veshkorë vazhdojnë te fyzat veshkore, kurse këto në formë të lakimeve të shumta depërtojnë në brendinë e veshkës ku, pas lakimeve të mëtejshme, derdhen në kanalet mbledhëse. Kanalet mbledhëse tubohen së bashku dhe në formë të piramidave derdhen në kupëzat veshkore, kurse këto të fundit në legenin (komblikun) veshkor.
Gjatë tërë gjatësisë së vet fyzat veshkore janë të rrethuara me rrjetën e kapilarëve të gjakut.
Nga legeni veshkor del ureteri që vazhdon në mëshikëzën e urinës, kurse kjo nëpërmjet të ureterit lidhet me ambientin e jashtëm.
,
Urina (shurra), është një lëng me ngjyrë të verdh (kashte) dhe shije të idhët në të njelmët.
Urina më së tepërmi përmban ujë.
Nga materiet inorganike urina përmban kripëra minerale, të cilat kanë prejardhjen nga ushqimi, apo qelizat e shkatërruara të organizmit, kurse nga materiet inorganike shurra përmban;
ü urenë,
ü thartirën e urinës,
ü pak amoniak dhe
ü materie të tjera.
Urina e njeriut të shëndoshë nuk duhet të përmbajë sheqer dhe albumina.
Në krijimin e urinës marrin pjesë trupthat veshkorë dhe fyzat veshkore.
- Nën ndikimin e shtypjes së gjakut në trupthat veshkorë bëhet filtrimi i plazmës së gjakut nëpërmjet pareteve gjysmë përshkuese të kapilarëve të gjakut.
- Kjo do të thotë se uji, së bashku me kripëra, sheqer dhe me materie të tjera organike ndahet nga plazma dhe kështu formohet urina primare.
- Nga trupthat veshkorë urina primare kalon në fyza veshkore.
- Pasi që fyzat veshkore janë të rrethuara me kapilarë të gjakut, nga urina primare kthehet në gjak pjesa më e madhe e ujit, sheqerit dhe disa kripërave.
- Si rezultat i kësaj është formimi i urinës definitive e cila nuk përmban sheqer, lirohet nga uji i tepërt dhe nga një pjesë e kripërave minerale.
- Kjo urinë kalon nëpër kanalet mbledhëse, kurse prej tyre në kupëzat veshkore në komblikun (legenin) veshkor, uretera dhe grumbullohet në mëshikëzën e urinës.
- Nga mëshikëza e urinës, sipas vullnetit të njeriut urina përmes gypi dalës (ureterit) del në ambientin e jashtëm.
- Brenda 24 orëve njeriu i rritur sajon 1-1,5 litra urinë.
- Ne saje të procesit te krijimit të urinës materiet e dëmshme nuk grumbullohen në gjak por përmes urines largohen nga organizmi.
Ureteret dhe mëshikëza e urinës
Ureteret – Shurrëçuesit, janë gypa të ngushtë që e sjellin urinën prej komblikut veshkorë deri në mëshikëzën e urinës. Janë të gjatë deri 30 cm. Paretet e tyre përbëhen nga muskujt e lëmuar.
- Mëshikëza e urinës është organ muskulor i vendosur në fund të zgavrës së barkut.
- Paretet e saj janë të përbërë nga muskujt e lëmuar. Këta muskuj mund të tkurren dhe të lëshohen.
- Urina nga veshkat përmes ureterit grumbullohet në mëshikëzën e urinës prej nga fillon gypi dalës nëpërmjet të cilit urina hedhet në ambientin e jashtëm.
- Zbrazja e urinës nga mëshikëza urinare bëhet në mënyrën refleksive.
- Kur mëshikëza e urinës mbushet me urinë, fillon zbrazja e saj në mënyrë refleksive.
- Qendrat e këtij refleksi ndodhen në pjesën ijore të palcës kurrizore dhe është nën ndikimin e kojes së trurit të madh.
- Për këtë arsye në mënyrë të vullnetshme ndikojnë në ndaljen ose zbrazjen e urinës.
Kujdesi dhe sëmundjet e organeve per tajim
Të gjitha produktet e panevojshme dhe të dëmshme lirohen nga organizmi me anë të organeve për tajim. Ato kanë për detyrë të rregullojnë sasinë e kripërave në gjak dhe të ujit në organizëm. Organet për tajim hedhin nga organizmi jashtë edhe helmet e ndryshme që grumbullohen në organizëm gjatë sëmundjeve të ndryshme.
Edhe helmet industriale siç janë ato të plumbit (Pb) dhe të merkurit (zhivës) (Hg) paraqesin rrezik të madh për veshka.
Veshkat iu ekspozohen ndikimeve të ndryshme të cilat mund të shprehen në funksionin e tyre.
Pas sëmundjeve të ndryshme ngjitëse siç janë: difteria, skarlatina, sëmundjet e organeve të frymëmarrjes ose pas sëmundjeve të dhëmbëve, shfaqet edhe pezmatimi i veshkave që manifestohet me prezencën e albuminave dhe rruazave të kuqe të gjakut në urinë.
Në këto raste duhet ti shërojmë të gjitha organet e sëmura, madje edhe vet pezmatimin e veshkave, sepse në të kundërtën sëmundja bëhet kronike.
Rekomandohet që secili njeri të bëjë kontrollime laboratorike të urinës, përmes të cilave zbulohen me kohe disa nga sëmundjet.
Rëndësi të veçantë në funksionin normal të veshkave ka përbërja dhe sasia e ushqimit që e përdorim.
Është me rëndësi që ushqimi të jetë më i freskët, meqë helmet eventuale të tij i dëmtojnë veshkat. Sasia e ushqimit nuk duhet të jetë e madhe. Edhe përbërja e ushqimit ka rëndësi të madhe për veshka.
v Sasi e madhe e substancave të azotuara që formohet nga zbërthimi i ushqimit me shumë azot (mishi, peshku, vezët etj) shkakton shfaqjen e sëmundjeve të rënda sikurse që është urenia (grumbullimi i uresë në gjak),
v formimi i gurëve në veshkë etj. edhe
v sasia e tepërt e ujit i lodhë veshkat.
v Alkooli është shumë i dëmshëm për veshkë, prandaj nuk duhet të konsumohet.
JASHTEQITJA DHE EKUILIBRI I ORGANIZMIT
APARATI I JASHTËQITJES
Jashtëqitja e mbeturinave
Nga shndërrimi kimik i lëndëve në qelizat e trupit të njeriut formohen disa mbeturina. Në këto mbeturina bëjnë pjesë uji i tepërt, disa kripëra minerale dhe disa lëndë të helmuara, të cilat organizmi i nxjerr jashtë.
Procesi i nxjerrjes jashtë organizmit i lëndëve mbeturina quhet jashtëqitje ose ekskretim.
Përveç ujit të tepërt dhe të disa kripërave minerale, dy tipat kryesore të mbeturinave që nxirren jashtë nga organizmi i njeriut janë: dyoksidi i karbonit dhe lëndët e helmuara me azot (urea, acidi urik dhe amoniaku).
Jashtëqitja e dyoksidit të karbonit te njeriu kryhet gjatë procesit të frymënxjerrjes me anë të mushkërive. Lëndët e helmuara me azot formohen nga shpërbërja e aminoacideve. Urea dhe mbeturinat e tjera të helmuara me azot dalin nga qelizat ku prodhohen dhe futen në gjak. Duke qarkulluar në të gjitha indet e trupit, gjaku bëhet përherë e më i ndotur me ure dhe me mbeturina të tjera. Kur gjaku me përmbajtje të lartë ureje futet në veshka, ato e veçojnë urenë nga gjaku. Ureja e veçuar nga gjaku në veshka, përcillet për në fshikën e urinës në formë urine, e cila nxirret jashtë trupit të njeriut. Veshkat, fshikëza e urinës dhe organe të tjera të trupit të njeriut që së bashku kryejnë jashtëqitjen e lëndëve të helmuara me azot formojnë aparatin e jashtëqitjes ose aparatin e ekskretimit.
Një pjesë tjetër e lëndëve me azot te njeriu jashtëqitet përmes djersës, e cila prodhohet nga lëkura.
Fig............... Pamje e aparatit të jashtëqitjes
Aparati i jashtëqitjes
Aparati i jashtëqitjes te njeriu përbëhet nga disa organe. Organet kryesore që formojnë aparatin e jashtëqitjes janë: veshkat, ureteret, fshikëza e urinës dhe uretra.
Veshkat
Organet kryesore të aparatit të jashtëqitjes janë veshkat. Veshkat janë dy organe të vendosura në pjesën e pasme të zgavrës së barkut në dy anët e shtyllës kurrizore. Secila nga veshkat ka formën e një fasuleje të madhe me anën e lugët të kthyer nga shtylla kurrizore. Masa e një veshke arrin rreth 130 gram.
Në një prerje tërthore të një veshke dallohen këto zona:
- pjesa e jashtme e veshkës me ngjyrë të kuqe të errët që quhet pjesa e kores;
- pjesa e brendshme e veshkës me ngjyrë më të çelur që quhet pjesa palcore;
- pjesa e lugët e veshkës që quhet legeni i veshkës.
Në pjesën e kores së veshkës, me ndihmën e mikroskopit mund të dallohen njësitë ndërtuese të veshkave që quhen nefrone. Çdo nefron përbëhet nga një lëmsh kapilarësh që quhet glomerula. Glomerula qëndron brenda një kupe që quhet kapsula e Baumanit. Nga fundi i kapsulës së Baumanit del një gypth i hollë që derdhet në një gyp të madh që quhet gypi mbledhës.
Njësitë ndërtuese të veshkave quhen nefrone.
Fig........... Pamje e ndërtimit të veshkës
Pjesa palcore e veshkës është e ndërtuar nga bashkësi të disa gypave mbledhës, të cilët derdhen në pjesën e lugët të saj në formë hinke, që quhet legeni i veshkës.
Ureteret
Nga zgavra e legenit të veshkës del një tub muskulor që quhet ureter. Pasi del nga veshka, ureteri rreth 25 cm deri në 32 cm i gjatë, drejtohet poshtë dhe futet nga pjesa anësore e fshikëzës së urinës. Në anën tjetër të fshikëzës së urinës futet ureteri i veshkës tjetër. Muret e ureterëve përbëhen nga shtresa e qelizave epiteliale, nga një shtresë e trashë muskujsh të pavullnetshëm, dhe së fundi, nga një mbulojë e jashtme indi lidhor. Urina lëviz përgjatë ureterëve, nga veshkat për në fshikëzën e urinës me anë të lëvizjeve peristaltike.
Fshikëza e urinës
Fshikëza e urinës shërben si një rezervuar i përkohshëm i urinës, ashtu si fshikëza e tëmblit që është një qeskë e rezervimit të lëngut të tëmblit. Muri i fshikëzës së urinës përbëhet nga indi mbulues, nga indi lidhor dhe nga disa shtresa muskulore. Fshikëza e urinës nxë rreth 500 ml urinë.
Uretra
Nxjerrja e urinës nga fshikëza e urinës deri në mjedisin e jashtëm (urinimi) kryhet me anë të një tubi që quhet ujëhollënxjerrës ose uretra. Te femra uretra është një gyp i hollë rreth 4 cm i gjatë. Ai hapet pranë të çarës së vaginës (organit seksual femëror). Hapja e jashtme e tij quhet e çara e urinës. Te meshkujt uretra shërben për nxjerrjen e urinës jashtë, por edhe si pjesë e organit seksual mashkullor. Uretra te meshkujt është rreth 20 cm e gjatë.
VESHKAT
Funksionet e veshkave
Veçimi i lëndëve të dëmshme të organizmit që futen në rrjedhën e gjakut, bëhet me anë të veshkave. Veshkat kanë tri funksione kryesore:
- filtrimin e gjakut për të veçuar lëndët e panevojshme (mbeturinat);
- ruajtjen e sasisë së qëndrueshme të ujit në organizëm;
- nxjerrjen e kripërave të tepërta dhe ripërthithjen e tyre kur trupi i përmban në sasi më të vogël sesa nevojiten.
Veshkat largojnë nga gjaku lëndët e panevojshme për organizmin.
Gjaku vjen në veshkë përmes arteries veshkore. Nga arteria veshkore gjaku futet në një rrjet të dendur kapilarësh të glomerulëve të nefroneve. Kapilarët e glomerulëve që e marrin gjakun nga arteria e veshkës janë enë shumë më të ngushta sesa arteria. Për këtë arsye, kur gjaku futet në kapilarët e glomerulëve ka një shtypje më të madhe sesa në arterien e veshkave. Kjo shtypje e madhe e gjakut në kapilarët e glomerulës lehtëson filtrimin e disa lëndëve që gjenden në të (në gjak) përmes murit të hollë të kapilarëve.
Fig.............. Filtrimi i gjakut kryhet në veshka.
Molekulat e proteinave dhe qelizat e gjakut nuk mund të filtrohen përmes mureve të kapilarëve të glomerulëve, sepse kanë përmasa të mëdha. Ato mbeten në brendësi të kapilarëve dhe së bashku me përbërësit e tjerë të gjakut rrjedhin për në venën e veshkës.
Formimi i urinës dhe jashtëqitja e saj
Filtrimi i lëndëve të gjakut me përmasa të vogla, të molekulave të tyre, bëhet përmes murit të hollë të kapilarëve të glomerulës . Gjatë filtrimit, nga gjaku i kapilarëve dalin kripëra minerale, uji, sheqeri, ureja dhe acidi urik, që grumbullohen në kapsulën e Baumanit. Nga kapsula e Baumanit, lëndët e filtruara nga gjaku futen në gypthin e hollë që del prej saj. Gjatë kalimit nëpër gypthin e hollë të nefronit, disa nga lëndët e filtruara, si p.sh. sheqeri dhe pjesa më e madhe e ujit, rikthehen në kapilarët që gjenden përreth gypit të hollë. Pjesa e lëndëve të filtruara që mbetet në gypin e hollë, përfaqëson urinën e cila përbëhet kryesisht nga ureja e tretur në ujin e mbetur, nga acidi urik dhe nga lëndë të tjera të dëmshme.
Kripërat minerale, mund të ripërthithen në gjak ose mund të kalojnë në përbërje të urinës, sipas nevojës që ka organizmi për to.
Nga gypat e hollë, urina derdhet në gypat mbledhës, të cilët gjenden në pjesën palcore të veshkës. Nga gypat mbledhës, urina derdhet në legenin e veshkës dhe më tej, duke lëvizur nëpër ureter, grumbullohet në fshikëzën e urinës. Nga fshikëza e urinës, urina del jashtë organizmit të njeriut me anë të uretrës. Dalja e urinës nga fshikëza e urinës bëhet kur ngushtimi i formuar nga muskujt e vullnetshëm që gjenden në fundin e saj, aty ku fillon retra, lëshohen. Një njeri i rritur prodhon rreth 1,5 litra urinë në ditë. Por kjo varet nga sasia e ujit që njeriu pi ose merr me anë të ushqimeve, nga klima dhe nga gjendja shëndetësore e çdo individi.
Gjaku që del nga kapilarët e nefroneve të veshkës, futet në venën e veshkës dhe prej këtej vazhdon rrugën e qarkullimit të madh të gjakut. Ky është gjak i pastruar nga shumë lëndë të dëmshme që largohen prej tij me procesin e filtrimit që bëhet në glomerulë.
Nga analiza e mësipërme e funksionit të veshkave rezulton se këto organe luajnë një rol të madh për ruajtjen e përbërjes së qëndrueshme të lëndëve në organizëm. Veshkat ruajnë baraspeshën e ujit dhe të kripërave minerale. Kur veshkat dëmtohen dhe nuk e kryejnë këtë funksion të ruajtjes së përbërjes së qëndrueshme të lëndëve në organizëm, atëherë njeriu rrezikohet të vdes.
Veshkat ruajnë baraspeshën e ujit dhe të kripërave minerale në organizëm.
EDUKIM SHËNDETËSOR: VESHKA DHE SHËNDETI
Aparati i jashtëqitjes luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e organizmit të njeriut. Për këtë arsye, parandalimi dhe kurimi i sëmundjeve të organeve të këtij aparati është i domosdoshëm. Kujdesi për shëndetin e organeve të jashtëqitjes, veçanërisht kujdesi për veshkat, kërkon që herë pas here të bëhet analiza e urinës. Me të dhënat e kësaj analize përcaktohen me saktësi gjendja shëndetësore e tyre.
Aparati i jashtëqitjes infektohet nga një numër i madh bakteresh të ndryshme. Në qoftë se infeksioni prek uretrën (ujëhollënxjerrësin), sëmundja quhet pezmatim i ujëhollënxjerrësit ose uretrit. Në qoftë se bakteret infektojnë fshikëzën e urinës, atëherë sëmundja quhet pezmatim i fshikëzës së urinës ose cistit.
Për veshkat janë karakteristike disa sëmundje, si: nefriti, nefroza, formimi i gurëve në veshka dhe pamjaftueshmëria funksionale e veshkave.
Nefriti është një sëmundje e veshkave që shkaktohet nga disa barna mjekësore ose nga disa lëndë të helmura. Shpesh nefriti shfaqet pas infeksionit bakterial të bajameve. Nefriti shkakton dëmtimin e glomerulës duke e bërë murin e kapilarëve të saj të përshkueshëm edhe për molekulat e proteinave edhe për qelizat e gjakut që kanë përmasa të mëdha. Për këtë arsye, në urinën që formohet pas filtrimit të gjakut në glomerulën e dëmtuar, përmbahen edhe molekula proteinash dhe qeliza të bardha e qeliza të kuqe të gjakut. Kur nefriti nuk konstatohet dhe nuk kurohet shpejt, rrezikon që t’i bëjë veshkat të paafta për të pastruar gjakun.
Nefroza është një sëmundje tjetër e veshkave që shkakton daljen e albuminës (një lloj proteine) në përbërje të urinës dhe pakësimin e saj në gjak. Shenjat e kësaj sëmundjeje janë ënjtja e kyçeve. Përveç barnave mjekësore, për kurimin e nefrozës është e domosdoshme të kufizohet në maksimum përdorimi i kripës. Shkak i nefrozës mund të jetë edhe ndonjë sëmundje tjetër infektive dhe diabeti.
Gurët në veshka shkaktohen nga depozitimi i kripërave që përmban urina. Pas formimit të tyre, këta gurë mund të dalin nga veshka me anë të ureterit duke rënë në fshikëzën e urinës dhe më pas nxirren jashtë me anë të ujëhollënxjerrësit. Kur gurët e veshkës nuk dalin në këtë mënyrë natyrore me anë të urinës, atëherë nxjerrja e tyre bëhet duke operuar veshkën. Gurët e veshkave që dalin në mënyrë natyrore ose me anë të operacionit, duhet të analizohen në laborator për përbërjen e tyre kimike. Pas kësaj analize, të sëmurëve u këshillohet një dietë e caktuar e cila nuk duhet të përmbajë ushqime që ndikojnë në formimin e gurëve në veshka.
Pamjaftueshmëri e funksionimit të veshkave ose insufiçencë e veshkave quhet humbja e aftësisë së tyre për të pastruar gjakun. Pamjaftueshmëria e funksionimit të veshkave mund të jetë e përkohshme ose e përhershme. Si pasojë e pamjaftueshmërisë së funksionimit të veshkave në organizëm grumbullohen sasira të mëdha lëngjesh dhe lëndë të helmura, të cilat dëmtojnë të gjitha organet e trupit.
Fig............ Pastrimi i gjakut me dializë
Për të kryer pastrimin e gjakut tek të sëmurët me pamjaftueshmëri të funksionimit të veshkave në mjekësi përdoret një pajisjeje e posaçme që quhet veshkë artificiale. Ky proces i pastrimit të gjakut me anë të veshkës artificiale quhet dializë e veshkës. Personat me veshka të sëmura që nuk bëjnë dot pastrimin e gjakut, duhet ta pastrojnë gjakun e tyre tri herë në javë duke e qarkulluar atë në veshkën artificiale. Për këtë qëllim, gjaku qarkullon nga arteria e krahut, për në “makinën veshkë” përmes një tubi me membranë të hollë. Tubi me membranë të hollë i veshkës artificiale qëndron vazhdimisht i zhytur në një tretësirë të balancuar kripërash që quhetlëngu i dializës. Gjatë kalimit nëpër tubin e hollë të “makinës veshkë” lëndët e dëmshme të gjakut me sasi më të madhe sesa janë të nevojshme, dalin nga tubi dhe futen në lëngun e dializës. Nga ana tjetër, lëndët që përmbahen më me shumicë në lëngun e dializës, futen në gjak përmes membranës së hollë të gypit të “makinës veshkë”. Kështu, veshka artificiale përdoret për të veçuar nga gjaku të gjitha lëndët e dëmshme që veshkat e sëmura nuk mund t’i filtrojnë. Gjaku i pastruar në veshkën artificiale kthehet përsëri në trupin e të sëmurit me anë të venës së po atij krahu.
Përveç teknikës së dializës, ka vite që tek të sëmurët me pamjaftueshmëri funksionale të veshkave bëhet vendosja e një veshke të shëndoshë. Vendosja e veshkës së shëndoshë në trupin e individëve me veshka të sëmura bëhet me operacion. Veshkën e shëndoshë të sëmurit ia dhuron njëri nga të afërmit e familjes së tij ose ndonjë dhurues tjetër. Ky proces i vendosjes së veshkës së shëndoshë në trupin e një individi me veshka të sëmura quhettransplantim i veshkave.
Sistemi i veshkave
Veshkat janë organe rregullatore të cilat në thelb mbajnë volumin dhe përbërjen e lëngjeve trupore nga filtrimit të gjakut dhe reabsorption selektiv apo sekretimit të solucioneve te permendur filtruar .
veshkat janë organet retroperitoneale ( dmth. të vendosura prapa peritoneum ) të vendosur në murin e pasmë të barkut në çdo anë të kolonës vertebrale , në lidhje me nivelin e brinja e dymbëdhjetë . Veshkave majtë është lehtë më e lartë në bark se e drejta , për shkak të pranisë së mëlçisë shtyjnë veshkën e duhur poshtë .
Veshkat të marrë furnizimin e gjakut direkt nga aortës përmes arterieve të veshkave ; gjaku i kthehet Cava inferior vena përmes venave të veshkave . Urinës ( produkti filtruar përmban materialet e mbeturinave dhe ujit ) excreted nga veshkat kalon poshtë ureters fibromuscular dhe mbledh në fshikëz . Muskujve fshikëzës (muskujve detrusor ) është i aftë të distending për të pranuar urinës pa rritur presionin brenda , kjo do të thotë se vëllime të mëdha mund të mblidhen (700 - 1000ml ) pa dëme të lartë të presionit të sistemit ndodhin renale .
Kur urina është e kaluar ,muskul unazor urethral në bazën e relakson fshikëzës , kontratave detrusor , dhe urina është e bënte të pavlefshme nëpërmjet uretrës .
Funksionet
Sistemi ka një rol në sekretimin dhe përjashtimin ( nxjerrjen ) e mbeturinave të panevojshme , dhe shpesh substanca të dëmshme të cilat janë formuar në metabolizmin e organizmit gjallë , si dhe dëbimin e tepërt të ujit dhe joneve . Pjesët e patrazuara të ushqimit nuk ekskretohen nga trupi por kalojnë nëpërmjet kanalit të zorrëve dhe nëpërmjet hapjes anale dëbohen në mjedisin e jashtëm. Nga trupi për të nxjerr vetëm ato substanca që ndodhin brenda qelizës , e në ekskretim duhet të kalojnë nëpër membranën qelizore për shkak të mjedisit të jashtëm.
Organi nxjerrës mund të jetë :
në formën e tubave me pjesa e mbyllur e hershme e kësaj dege gjithë trupit . Këto organe janë shënuar si protonefridija.
në formën e tubave gjarpërues, e cila është pjesë e parë e hapjes nëpërmjet hapjes gyp në kavitetin e trupit. Organe të tilla janë shënuar si metanefridija.
në një sistem morfologjik dhe funksional ndërtuar veçanërisht njësi ekskretuese - veshkat.
në formën e një tubi me një pjesë të mbyllur fillestare e hapjes të tubit , dhe këto janë të organeve quajtur tuba Malpigija.
në formën e endokrine ndryshme ...
Organet e ekskretimit janë veshkat, ureteret, fshikëza dhe uretra.
Veshkat janë organe të cilat janë vendosur në zgavrën e barkut në të dyja anët e shpinës. Ato janë me forma të kuqe e të errët dhe xhuxhe. Në pjesën gjatësore të veshkave, nën membranën e jashtme, zbulon diçka të errët në lëvoren e veshkave dhe palcë të ndritshme. Lëvorja e veshkave është i përbërë nga një numër i madh i rruazave të veshkave. Që nga fillimi rruazat veshkave janë tuba veshkave , meandering nëpër kore veshkave dhe poshtë në palcë . Këtu janë mbledhur dhe ducts mbledhjen klasën . Ata janë të grupuara dhe bosh në legen veshkave, e cila është 15-20 në secilin veshkave . Për ata,urinës derdhet në zgjerim , e cila quhet legen i veshkave . Nga legen i veshkave fillon kanalizime - uretrës .
Uretër janë organet me avull . Këto janë tuba të ngushta , rreth 25-30 cm të gjatë , që lidhin veshkat në fshikëz .
Fshikëz është një organ i rastësishëm vendosur në bazën e kavitetit barkut .